Anel Rashkaj, futbollisti prizrenas, është ndër të parët që ka pranuar ta veshë fanellën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Ai ka treguar me emocione për vendimin që të luajë për ‘Dardanët’.

“Unë kam pranuar të luaj për Kosovën që prej vitit 2008. Atëherë edhe ka qenë grumbullimi im i parë me Përfaqësuesen e Kosovën nën drejtimin e Edmond Rugovës”, ka thënë Rashkaj në Klan Kosova.

“Pas ardhjes së Bunjakit, kam biseduar me të dhe i kam thënë se dua të luaj për Kosovën. Ka qenë emocionale për mua. Nuk kam pasur tërheqje ekonomike, por vetëm e kam ndjekur zemrën time”, ka thënë prizrenasi.

“Pranimi në UEFA ka qenë një datë historike sidomos pas kontributit dhe sakrificës së njerëzve, sidomos të legjendës Fadil Vokrri. Tani po shihen edhe rezultatet. Kemi bërë një ngritje të jashtëzakonshme në futboll”, ka thënë ai.