Arjen Robbenit i është ofruar një shans mahnitës për t’u rikthyer në futboll në moshën 36 vjeçare.

Ish-ylli i Chelsea dhe Bayern Munich e përfundoi karrierën e tij të shkëlqyeshme 19-vjeçare verën e kaluar.

Por klubi brazilian Botafogo bëri një ofertë për holandezin, për të parë nëse ata mund ta ‘shpëtojnë’ atë nga pensioni për një sezon të fundit.

Dhe shefi i klubit Ricardo Rotenberg zbuloi se lojtari ishte “i kënaqur” me ofertën.

Robben e pranoi se po mendonte për t’u rikthyer në fushë, në prill.

“Ndoshta do të doja të luaja edhe një herë përsëri. Kohë pas kohe unë ende kam këtë ndjenjë,” shpjegoi ai.