Mbrojtësi anglez, Chris Smalling, shkoi në Itali te Roma në formë huazimi.

Ndonëse në Manchester United, nuk kishte vend si titullar, në Serie A, ai tregoi një performancë të shkëlqyer.

Tash klubi kryeqytetas dëshiron që ta blejë lojtarin.

Trajneri i romanëve, Paulo Fonseca, ka thënë se do të bënte gjithçka që Smalling të qëndronte te Roma.

“Do të bëj gjithçka për të mbajtur atë te Roma edhe vitin tjetër. E di se edhe ai dëshiron të qëndrojë. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Fonseca.