Muajin e kaluar, Ronaldinho u arrestua bashkë me vëllanë e tij, pasi udhëtuan drejt Paraguajit me pasaporta false. 

Tashmë kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga arrestimi i ish-yllit të Barcelonës dhe Brazilit, mediat braziliane kanë zbuluar arsyen se përse Ronaldinho udhëtoi drejt Paraguait me pasaportë false.

Sipas mediave braziliane, Ronaldinho kishte shkuar në Paraguaj për të ushtruar aktivitetin e pokerit në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tij.

Për t’u liruar me kusht, Ronaldinho pagoi një garanci prej 1.6 milionë dollarëve.