Një prej sulmuesve më të mirë në botë në histori të futbollit, Ronaldo, ka folur për garën që kishte derisa ishte aktiv në Evropë.
Ai ka thënë se gjenerata e tij, ka qenë shumë më e mirë dhe më e fortë se gjenerata e tanishme.
“Në gjeneratën time, gara ka qenë shumë më e fortë se tash, pa dashur të përmend këtu Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon”, ka thënë braziliani.
“Në ditët tona, yjet kanë qenë Zidane, Rivaldo, Figo, Ronaldinho dhe unë. Ka qenë gjeneratë më e mirë”, ka thënë Ronaldo.