Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, do të fillojnë stërvitjet.
Kjo pasi klubi i tyre Hellas Veronës, nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe stërvitjet pritet të fillojnë sot.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar klubi përmes një njoftimi publik.
Stërvitjet fillimisht do të jenë individuale, duke respektuar distancën fizike.