Barcelona është duke tentuar që të sjell futbollistë të rinj në Camp Nou.

Njëri prej tyre është edhe braziliani Neymar, për të cilin do të ishte një rikthim në shtëpinë e vjetër.

Mirëpo duket se kjo nuk do të mund të ndodh, për shkak të çmimit të lartë të brazilianit.

Trajneri i Barçës, Quique Setien ka thënë se 222 milionë euro, janë shumë për tu paguar për një futbollist si Neymar.

“222 milionë për të? Jo. Nuk mendoj se është ndonjë ekip që mund të paguajë kaq shumë”, ka thënë Setien.