Rikthimi i ligave të futbollit pas pauzës për shkak të koronavirusit, ka sjell edhe rregulla të reja.

Njëra ndër to, është mundësia deri në 5 zëvendësime në ndeshje.

Por ky rregull nuk po i pëlqen trajnerit të Barcelonës, Quique Setien.

“Mendoj se kjo më shumë do të na bëjë dëm sesa mirë”, ka thënë Setien.

“Në të kaluarën, shumë ndeshje janë zgjidhur në minutat e fundit dhe me këtë ndryshim, rivalët (kundërshtarët), do të kenë më shumë lojtarë të freskët në këtë fazë të ndeshjes, ku ne synojmë të përfitojmë nga kjo lodhje”, ka thënë trajneri i Barcelonës.