41 persona ‘ia panë sherrin’ ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madrid.
Ishte kjo ndeshja e kthimit të tretën së finales në Ligën e Kampionëve.
Në këtë përfundim ka ardhur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britaninë e Madhe pasi kreu një hetim për takimin e zhvilluar më 11 mars, kur spanjollët eliminuan anglezët.
Megjithëse në Spanjë dhe disa vende të tjera të Evropës ishin marrë masat që ndeshjet të zhvilloheshin pa tifozë, autoritetet angleze në qytetin e Liverpulit lejuan që takimi të luhej me tifozë. Ajo ndeshje është ndjekur nga 54 mijë persona, ku 3 mijë ishin tifozë të Atletico Madridit.
Pas këtij takimi, numri i personave të infektuar me koronavirus dhe i viktimave u rrit ndjeshëm në Liverpool.
Sot Anglia numëron rreth 36 mijë të vdekur nga COVID-19.