Klubet e Ipko Superligës në Kosovë janë kthyer në stërvitje, pas më shumë se dy muajsh pauzë për shkak të koronavirusit.

Duke mbajtur distancën fizike, futbollistët kosovarë janë kthyer në fushë për t’u stërvitur, duke shpresuar që Ipko Superliga të fillojë gjatë muajit të ardhshëm.

Tash e tutje, pjesë e pandashme e stafit të klubeve, do të jenë edhe dezinfektuesit, si masë mbrojtës nga COVID-19.

Klubet kosovare u kthyen në stërvitje pas lehtësimit të masave të izolimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Stërvitjet u lejuan vetëm me fazën e dytë të lehtësimit që fillojë sot (e hënë, 18 maj).