Norvegjezi, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se më përpara dëshiron të ketë mungesë të lojtarëve, se sa të ketë lojtarë idiotë në klub.
Sipas tij, agjendat personale e dëmtuan klubin sezonin e kaluar.
Me ardhjen e tij në Old Trafford, ai bërë ndryshime të mëdha në skaudër. Largoi lojtarë si Alex Sanchez, Romelu Lukaku dhe Chris Smalling. Që të tre shkuan në Serie A.
Norvegjezi solli në Manchester, Harry Maguire, Bruno Fernandesin dhe Odion Ighalon.
Trajneri i Djajve të Kuq, ka thënë se e ka shumë të rëndësishme atmosferën në skuadër, duke shtuar se asnjë lojtar që ka agjenda personale nuk është i mirëseardhur në skuadër.
“Preferoj të kem mungesë të futbollistëve sesa ndonjë idiot. Personaliteti i lojtarit ka rëndësi të madhe. Ne jemi një skuadër që ka atmosferë të mirë mes vete. Lojtarët duhet të kenë pak më shumë ego dhe karakter, por ata duhet të jenë të gatshëm të përshtaten”, ka thënë Solkjaer.
“Në mars, lojtarët ishin fizikisht të lodhur, mentalisht të lodhur dhe kishin lëndime. Lojtarët kishin mendime negative, ndërsa tani kemi mendime më shumë pozitive. Kishte edhe gjëra që s’më pëlqenin vitin e kaluar, disa agjenda personale të cilat nuk mund të zgjidheshin deri në verë. Mendoj se në këtë grup nuk e kemi as edhe një ‘mollë sherri’”, ka përfunduar norvegjezi.
Dy vite më parë, Solskjaer që dikur ishte utbollist i Manchester United, u emëruar trajner i skuadrës.