Një ditë pas prezantimit të projektit të stadiumit të ri, Ballkani i Suharekës, ka përsëri festë.
Tifozi më i veçantë i kësaj skuadre, e ka ditëlindjen.
Bëhet fjalë për tifozin Bujar Gollopeni – Koba, i cili që nga fillimi është pjesë e pandashme e ‘Xhebrailave’.
Klubi i drejtuar nga Ismet Munishi, ka bërë një urim special për të.
Ky është postimi i FC Ballkan
The Legend
Bujar Gollopeni – Koba, njeri nder personat ma pozitiv në Suharekë dhe me gjerë, i cili në çfarëdo situate është në gjendje të ta rrëmbejë buzëqeshjen sot feston ditëlindjen.
FC Ballkani i uron Kobes gjitha të mira në jetë, i cili ne këtë edicion të garave ka pas arsye të gëzohet shpesh për shkak të ndeshjeve spektakulare të djelmoshave tanë. Kobes i premtojmë se do t’i dhurojmë edhe në të ardhmen çaste të këtilla gëzimi.
Urime Koba motivi dhe inspirimi jonë.
Na Priftë e mbara 🙏