Portieri i Lazios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ishte i ftuari i fundit i emisionit “FanZone”.

Ai ka folur për shumë tema, nga futbolli e deri te femrat.

Gardiani i Lazios foli edhe për një transferim të mundshëm të yllit të Kosovës, Milot Rashica në skuadrën e tij.

“Miloti është shumë lojtar i mirë dhe njeri i mirë, po të vinte te ne, do të ishte një plus i madh. Si karakter është shumë i mirë, ndërsa në fushë të gjithnjë e di çfarë mund të bëjë”, ka thënë Strakosha.

Në një lidhje telefonike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes me klubin italian, komentoi edhe thashethemet se ishte prekur nga koronavirusi.