Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se do të ishte një katastrofë e vertetë nëse nuk rifillon kampionati.
“Futbolli i siguron një jetesë plot 370,000 njerëzve në Itali dhe në qoftë se ndalet kjo nuk do të ishte katastrofë vetëm për futbollin dhe Italia do të humbte pjesë nga historia dhe jo vetëm” deklaroi ish-lojtari i kombëtares shqiptare.
Tutje, Tare tha se ata do të provojnë që të fitojnë kampionatin, derisa nëse nuk e arrijnë këtë vit atëherë do ta provojnë përsëri vitin tjetër.