Skuadrat në Spanjë tashmë janë kthyer në stërvitje, pas pauzës së detyrueshme për shkak të pandemisë COVID1-9.

Në një video të publikuar në profilin zyrtar të klubit në twitter, shihen futbollistët duke u stërvitur në fushë.

Bashkë me ta edhe trajneri Quique Setien dhe pjesa tjetër e stafit.

Por ajo që bie në sy më shumë, stërvitja që bënë vet trajneri. Ai gjuan gjuajtjet e lira dhe duket se ende nuk e ka humbur ndjesinë e goditjes së topit.

Madje mediat në Spanjë, me shaka e kanë krahasuar me goditjen që ekzekuton Leo Messi.