Bayer Leverkusen ka mposhtur në ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit, ekipin e Milot Rashicës, Werder Bremen.
Ylli i Leverkusen, Kai Havertz, shënoi dy gola në pjesën e parë në fitoren e mysafirëve 1-4.
Por për trajnerin Peter Bosz, shënimi i dy golave nuk do të thotë asgjë për futbollistin e tij.
Bosz ka thënë se Kai është më i mirë se kaq.
“Kai është lojtar special, por nuk mundoj se ai luajti ndeshjen e ti më të mirë sonte. Ai mund të bëjë edhe më shumë. E njoh që një kohë të gjatë dhe e di se mund të bëjë më shumë dhe më mirë”, ka thënë trajneri i Leverkusen.