UEFA dëshiron ta mbyllë sezonin aktual të Ligës së Kampionëve përmes një mini-turneu, por dëshiron ta ndryshojë lokacionin nga Turqia në Gjermani.
Kthimi i aktiviteteve sportive në Evropë, ka bërë që UEFA të fillojë planet edhe për rinisjen dhe mbylljen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Raportohet se UEFA synon ta rinisë garën në Ligën e Kampionëve më 7 dhe 8 gusht, kur pritet të zhvillohet ndeshjet e mbetura kthyese të 1/8 të finales.
E pasi të zhvillohet edhe ndeshjet e mbetura të kësaj faze, gara do të vazhdojë me çerekfinalet më 13 dhe 14 gusht, ndërsa fituesi që kalon në gjysmëfinale do të vendoset vetëm në një ndeshje, pra nuk do të ketë ndeshje kthyese.
Gjysmëfinalet dhe finalja pritet të zhvillohet në formatin e një turneu “Final Four” në Stamboll të Turqisë.