Granit Xhaka nuk e ka harruar ish-skuadrën e tij, Borussia Monchengladbach.

Madje thotë se e ka në zemër.

“Gladbach është në zemrën time, gjithmonë do të jetë kështu” ka thënë Xhaka.

Futbollisti i Arsenalit nuk e ka harruar edhe trajnerin.

“Kam shumë respekt për atë që Max ka ndërtuar në Gladbach. Ai është punëtor i shkëlqyeshëm për mua, si person dhe gjithashtu si menaxher. Êshtë shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë, i dobishëm dhe gjithmonë atje për lojtarët” ka thënë Xhaka.