Finalja e Ligës së Kampionëve është një nga ndeshjet më të mëdha në planet.
Finalja prezanton edhe disa nga lojtarët më të mirë.
Por kush ka shkëlqyer më së shumti? Kush është më i miri nga më të mirët?
Kjo është lista e 20 fituesve të çmimeve “Lojtari i Ndeshjes” nga çdo finale e Ligës së Kampionëve.
20. Filippo Inzaghi
Milan 2-1 Liverpool, 2007
Dy gola në një finale nuk është pak, në fakt është e mrekullueshme, derisa lista përfshinë më shumë kontribute.
19. Samuel Eto’o
Barcelona 2-1 Arsenal, 2006
Ai shënoi golin e barazimit dhe kontribuoi shumë në lojë.
Më pas Juliano Belletti e shënoi golin e fitores.
18. Virgil van Dijk
Liverpool 2-0 Tottenham, 2019
Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë e vërtetoi vlerën e tij duke dominuar plotësisht sulmin e Spurs.
17. Paolo Maldini
Milan 0-0 Juventus (3-2 pens), 2003
Mbrojtësi legjendar ishte mur i pakalueshëm për sulmuesit Del Piero dhe Trezeguet.
16. Deco
Porto 3-0 Monaco, 2004
Mesfushori orkestroi lojën e portugezve dhe shënoi golin e dytë.
15. Edwin van der Sar
Manchester United 1-1 Chelsea (6-5 pen), 2008
Edwin van Der Sar ishte hero i Manchesterit, kur priti penalltitë e lojtarëve të Chelseat.
14. Sergio Ramos
Real Madrid 1-1 Atlético Madrid (5-3 pen), 2016
Ramos shënoi golin e parë të ndeshjes (megjithëse ishte në offside) para se të mbrohej mrekullisht për pjesën tjetër të lojës.
13. Andrés Iniesta
Barcelona 3-1 Juventus, 2015
Andrés Iniesta ishte fantastik në Berlin kur Barcelona e mposhti Juventusin, duke fituar Ligën e Kampionëve.
12. Steve McManaman
Real Madrid 3-0 Valencia, 2000
Steve McManaman shënoi super gol në triumfin e Realit.
11. Cristiano Ronaldo
Real Madrid 4-1 Juventus, 2017
Ronaldo shënoi dy gola. Këto gola e bënë atë lojtarin e parë që shënoi në tre finale të ndryshme.
10. Diego Milito
Inter 2-0 Bayern Munich, 2010
Milito e ndihmoi Interin ta fitonte tripletën e parë në histori.
9. Gareth Bale
Real Madrid 3-1 Liverpool, 2018
Bale u inkuadrua nga pankina kur rezultati ishte 1-1 dhe shënoi dy gola klasi.
8. Angel Di Maria
Real Madrid 4-1 Atlético Madrid (AET), 2014
Di Maria ishte lojtari më aktiv gjatë gjithë ndeshjes dhe e ndihmoi Balen të shënoj.
7. Arjen Robben
Bayern Munich 2-1 Borussia Dortmund, 2013
Me golin e tij, e ndihmoi Bayernin ta fitojë tripletën e parë në histori.
6. Didier Drogba
Chelsea 1-1 Bayern Munich (4-3 pen), 2012
Drogba e ‘varrosi’ Bayerni dhe i dha Chelseat trofeun më të rëndësishëm.
5. Oliver Kahn
Bayern Munich 1-1 Valencia (5-4 pen), 2001
Ai pranoi vetëm një gol (penallti) dhe mbrojti tri të tilla.
4. Steven Gerrard
Liverpool 3-3 Milan (3-2 pen), 2005
Gerrard shënoi me kokë dhe e ndihmoi Liverpoolin ta bënte rikthimin e madh.
3. Xavi
Barcelona 2-0 Manchester United, 2009
Pasimi i tij i saktë te Messi, i cili shënoi me kokë përballë Vidiç e Ferdinand.
2. Zinedine Zidane
Real Madrid 2-1 Bayer Leverkusen, 2002
I paharrueshëm është super goli në finalen e madhe të Champions League.
1. Leo Messi
Barcelona 3-1 Manchester United, 2011
Leo Messi, duke luajtur si sulmues falso, ishte arkitekti kryesor i Barcelonës në triumfin ndaj Man Utd.