Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, do të largohet nga Baseli.

Kthimi në Belgjikë, siç shkruan “Voetbalkrant”, është i pashmangshëm pasi që Genk dëshiron t’i kthejnë disa lojtarë që ishin të huazuar.

Në Zvicër, ishin të kënaqur me reprezentuesin kosovar, por opsioni i blerjes për 3.5 milionë euro ishte i lartë për gjigantin zviceran për shkak të krizës nga koronavirusi.

“Sigurisht që na dhemb ta lëshojmë atë, ne do të donim ta mbanim. Por, ne ishim të detyruar ta mbronim klubin. Ne kemi 200 punëtorë dhe kështu kemi përgjegjësi të madhe”, u shpreh kryetari i Baselit, Bernhard Burgener.

Zhegraova do të rikthehet në Belgjikë pas një edicioni e gjysmë te Baseli.