Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ishte i ftuar në emisionin “FanZone” në Supersport.
Aty ai ka folur për ditët në karantinë, eksperiencën te Baseli dhe për të ardhmen e karrierës së tij.
Zhegrova ka thënë se ende është i ri dhe ka kohë për të treguar veten, duke e shtuar se ‘ende nuk e keni parë Edonin e vërtetë’.
“Unë jam i ri, 21-vjeç dhe nuk jam kurrë i kënaqur. Unë gjithmonë mundohem për më shumë dhe besoj se kam për të ecur hap pas hapi. Shumica e talenteve që kanë shpërthyer shumë në fillim, kanë rënë. Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë”, ka thënë ylli i Kosovës.
“Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë”, ka thënë Zhegrova.