Mauro Icardi zyrtarisht është lojtar i PSG. 

Sulmuesi argjentinas ka pranuar ofertën e klubit francez, që ishte futur në bisedime intensive me Interin.

Argentinasi ka firmosur deri në qershor të vitit 2024 dhe Inter do të përfitojë 50 milionë euro.

Në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë anti-Juventus.