Ka përfunduar edhe java e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Shumë pak gola u shënuan në ndeshjet e kësaj jave.
Përveç ndeshjes së fundit, ku Gjilani si mysafir i Ferizajt, shënoi 3 gola.
Gjithsej në 6 ndeshje, u shënuan 11 gola.
Derisa vlen të përmendet se Ballkani nga Suhareka ende nuk e ka gjetur golin që nga rikthimi i futbollit pas pauzës për shkak të koronavrusit.
Flamurtari 0-0 Ballkani
Dukagjini 0-2 Feronikeli
Vushtrria 0-2 Prishtina
Llapi 0-2 Drenica
Trepça ‘89 0-2 Drita
Ferizaj 0-3 Gjilani