Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, kishte menduar të largohet gjatë verës.
Sipas Calcio Mercato, destinacioni i radhës do të ishte Milano.
Kroati i kishte premtuar bashkvendësit të tij, Zvnonimir Boban, i cili ishte drejtor sportiv në Milano, që do të transferohej në San Siro në fund të sezonit.
Sidoqoftë, një marrëveshje e tillë ngeci kur Boban e la Milanon në mars të këtij viti.
Tash Modriç mund të mos lëviz deri në përfundim të kontratës aktuale që skadon vitin e ardhshëm.