Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, me shumë gjasë ka humbur sezonin.
Kështu ka thënë trajneri i tij, Pep Guardiola, duke folur për lëndimin e tij.
“Nuk duket mirë. Ne do të shohim nesër saktësisht se çfarë ka ai, por nuk duket mirë për sezonin”, ka thënë Guardiola.
“Ai kishte probleme muajve të fundit me një problem në gju dhe tani ndjeu diçka dhe nuk dukej mirë. Doktori tha se kërkon kohë. Disa ndeshje mungesë me siguri, por ndoshta nesër testet do të tregojnë lajme të mira. Mbetet të shihet”, ka thënë trajneri.