Australiani Jarred Gillett mund të bëhet arbitri i parë i huaj në Premier Leaguen e Anglisë dhe këtë pritet ta bëjë që këtë edicion.
33-vjeçari ka impresionuar shefin e arbitrave, Mike Riley, me paraqitje në kategorinë e dytë angleze këtë edicion.
Gillett arriti në Angli vitin e kaluar dhe po studion në një universitet në Liverpool.
Ai ishte arbitri më i mirë në Australi, ndërsa ka fituar çmimin e më të mirit katër herë.
Derisa ka përvojë në Premier League si arbitër i VAR-it.