Arsenali ka fituar si mysafir me rezultat 0-2 ndaj Southampton.

Në këtë ndeshje, mesfushori nga Kosova që luan për Zvicrën, Granit Xhaka, bëri paraqitje shumë të mirë.

Pas ndeshjes, trajneri i tij Mikel Arteta, tha fjalë të mëdha për djaloshin nga Prishtina.

“Ai tregon një prani të madhe. Është dikush që nuk fshihet. Ai ka parime dhe vlera shumë të qarta, dhe I vendos në fushë sa herë që është atje”, tha Arteta pas ndeshjes.

Nga fillimi në këtë ndeshje, ka luajtur edhe mbrojtësi shqiptar nga Kumanova, Shkodran Mustafi.