Andi Zeqiri i ka thënë ‘PO’ Kosovës dhe do të jetë pjesë e ekipit kombëtar.
Babai i tij, Avdi Zeqiri, ka thënë se është i lumtur që djali i tij do të luajë për Kosovën.
“E gjithë familja në Ferizaj, mezi po pret ai të veshë fanellën e Kosovës. Të luash për vendin tënd është diçka e mrekullueshme”, ka thënë babai i Andi Zeqirit.
“Ne e dimë që Zvicra ka bërë gjithçka për ne, por Kosova është zgjedhja e zemrës”, ka thënë ai.
Andi ka lindur në Zvicër dhe aktualisht është duke luajtur për skuadrën e Laussanes.