Ka përfunduar pjesa e parë në dy takimet që po zhvillohen në të njëjtën kohë për Kupën e Kosovës.

Në të dy ndeshjet, janë duke udhëhequr ekipet mysafire.

Ballkani nga Suhareka ka shënuar golin e parë pas rikthimit të futbollit, që ishte ndërprerë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Milrlind Daku ka shënuar për Ballkanin në Drenas kundër Feronikelit.

Ndërsa Prishtina ka shënuar dy gola si mysafire e Drenicës në Skenderaj.