Autogol dhe tri penallti. Ky ishte bilanci i ndeshjes në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madrid.

Sulmuesi Diego Costa, në pamundësi t’i shënonte portierit Ter Stegen, shënoi në portën e tij.

Pas një harkimi të Lionel Messit nga këndi, Costa dërgoi topin në rrjetën e Oblak në minutën e 11-të.

Disa minuta më vonë, e pati mundësinë që të përmirësonte gabimin. Por nuk ia doli.

Diego Costa përsëri nuk arriti të shënonte në portën e portierit gjerman, as nga pika e bardhë.

Megjithatë, rezultati u barazuar pasi VAR vendosi që të përsëritej penalltia, të cilën e shndërrojë në gol, Saul.

Në pjesën e dytë, u akordua edhe dy penallti. E para për Barcelonën.

Kapiteni i Barcelonës, mashtroi totalisht portierin kundërshtar dhe shënoi golin e 700-të në karrierë.

Në minutën e 62-të Saul shënoi golin e dytë në mbrëmje, po ashtu nga penalltia.

Me këtë barazim, Barcelona, duket se ka ngecur në luftën për titull, pasi vazhdon të jetë e dyta pas rivalit Real Madrid./ VAR Kosova/