Silvio Berlusconi ka thënë se Monza synon që të arrijë në Serie A.

Monza ka siguruar ngjitjen në Serie B me një diferencë të madhe pikësh në Serie C, 16 pikë para vendit të dytë Carrareses.

Derisa pronari i Monzas, Berlusconi, thotë të mos ketë pasur asnjë dyshim, derisa synimet tani janë më të mëdha.

“Tani do të ndërtojmë një ekip shumë të mirë që të luajë në Serie B. Arritja në Serie A varet nga shumë faktorë, por ne i dimë disa prej tyre shumë mirë dhe do të bëjmë gjithçka që t’i shfrytëzojmë ato”, ka deklaruar ish-presidenti i Milanit.