Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se dëshiron të qëndrojë ende me ‘Dardanët’.
Ai beson se Kosova do të kualifikohet për Euro 2020.
Në një intervistë me “Lematin.ch”, Challandes ka thënë se aventura e tij me Kosovën ende s’ka mbaruar.
“Kosova ende mund të rritet dhe të kualifikohet në Evropian. Ka potencial. Nuk e shoh veten duke u larguar tani dhe Kosovën ta drejtoj dikush tjetër në ‘Euro 2020”, ka thënë Challandes.
“Unë dua të qëndroj, është dëshira ime të vazhdoj këtë aventurë. Në anën tjetër, ekziston vullneti i federatës, mediave dhe tifozëve për qëndrimin tim. Për të rinovuar kontratën, ne duhet të pajtohemi për kushtet”, ka shtuar Challandes.
Challandes ka thënë se nuk e di se kur Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve.