Gazzetta dello Sport raporton se pronari i Brescias, Massimo Cellino, është penduar që ia dha shansin Mario Balotellit me marrëveshje tre vjeçare.

Derisa Brescia ka shkëputur kontratën me Mario Balotellin pasi sulmuesi vazhdon të mungojë në stërvitje.

SuperMario sipas Cellinos ka treguar mos profesionalizëm andaj nuk e do më në klub.

Kontrata i përfundon në vitin 2022, por ekziston një klauzolë shkëputjeje nëse Brescia bie në Serie B.