Ylli i Borussia Dortund Jadon Sancho, u dënua për mos-respektim të distancës fizike.

Vendimin e DFL-së, anglezi e quajti ‘veprim qesharak’.

Por, shoku i tij i skuadrës, Emre Can, e ka këshilluar numrin 7 që të ketë kujdes me sjelljen e tij.

“Ai duhet të jetë më i disiplinuar në disa gjëra, por ai din për vete”, ka thënë ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Bayern Munich për Sky.

“Ai duhet të jetë më i mençur dhe duhet të rritet me këto gjëra. Në të ardhmen nuk do të mund të përballojë gabime të tilla”, ka thënë Can.