Kapiteni i Juventusit Giorgio Chiellini nuk do të pensionohet në fund të këtij sezoni.
Të paktën kështu ka deklaruar vet mbrojtësi italian, duke se mbetet të shihet se si do të ndihet.
“Vitin tjetër do ta shoh se si po ndihem. Do të luaj edhe një vit, pastaj do ta shohim”, ka thënë Chiellini.
Ai ka folur edhe për dëshirën e tij se çfarë dëshiron të bëjë kur të pensionohet.
“Do të doja që të vazhdoj të merrem me futboll edhe kur të pensionohem. Preferoj të kem rol të në menaxhim p.sh. si trajner”, ka përfunduar italiani.