Philipe Coutinho është prej emrave më të përfolur kohët e fundit në botën e futbollit.

Braziliani është futbollist i Barcelonës, mirë nuk ka vend në një përbërje me kapitenin Lionel Messi dhe të tjerët.

Ai është në kërkim të një skuadre të re dhe preferon të transferohet në Angli.

Janë disa skuadra të Premier League që kanë shprehur interesim për të. Në garë ishte edhe klubi i drejtuar nga Jose Mourinho, Tottenham Hotspur.

Mirëpo, londinezët kanë hequr dorë për shkak të çmimit të brazilianit, shkruan Mundo Deportivo.

Sipas trajnerit portugez, Barcelona është duke kërkuar shumë për shërbimet e ish-futbollistit të Liverpoolit./VAR Kosova/