Diego Costa i Atletico Madridit është shpallur fajtor për mashtrim të shtetit spanjoll prej më shumë se 1 milion eurove.
Ai dështoi të deklarojë pagesa mbi 5 milionë euro të fituara nga transferimi i tij në Chelsea në vitin 2014.
Sulmuesi u dënua me gjashtë muaj burgim të enjten, por ligji spanjoll thotë se krimet jo të dhunshme me dënim me burg nën dy vjet mund të shlyhen me një gjobë.
Në rastin e Costas, sulmuesi me origjinë nga Brazili do të paguajë një pagesë shtesë prej pak më shumë se 500,000 eurove.