Ish-legjenda e Arsenalit, Robert Pires ka zbuluar dëshirën e tij për të ardhmen.
Ai ka thënë se në të ardhmen e afërt dëshiron të bëhet trajner.
46-vjeçari aktualisht nuk është i punësuar si trajner me orar të plotë, mirëpo ka ndihmuar “Topçinjtë” gjatë sezoneve të kaluara.
Në një intervistë me gazetarin maroken Zineb El Houari, Pires ka treguar se është i gatshëm të fillonte të stërvit futbollistët.
“Mendoj se puna e trajnerit është shumë e mirë, edhe pse është e vështirë. Mendoj që në vitet e ardhshme do të vendos të marr diplomës si trajner dhe planifikoj që këtë ta bëj në Spanjë”, ka thënë Pires.
“Nuk mund të them se trajner i cilit ekip do të bëhem. Sinqerisht, nuk mund të zgjedh. Nuk mund ta di se ku do të jem trajner’, ka thënë francezi./VAR Kosova/