Fansat e futbollit kosovar nuk ka mundësi ta kenë harruar Uliks Emran.
Forma e lartë dhe golat e shumtë mbesin në kujtesën e kosovarëve.
Emra ka lindur në Prizren.
Aktualisht profesioni i tij nuk lidhet me futboll, derisa shërben në një pozitë të lartë, atë të ambasadorit të Kosovës në Norvegji.
E dashurinë për futbollin nuk e ka harruar kurrë.
Emra ka kujtuar dy prej golave të paharrueshëm në karrierën e tij.
Ai ka publikuar dy gola të realizuar në ndeshjet mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, një nën fanellën bardhekaltër dhe një nën fanellën kuqezi.
Goli për Prishtinën ishte i jashtëzakonshëm, pasi që erdhi me rofeshatë në minutat shtesë për rezultatin 1:0.
“Pavarësisht se ku jam dhe çfarë detyre ushtroj, i siguroj shokët e mi që unë jam ai që kam qenë, dhe pjesë e jetës që e kemi kaluar bashkë nuk do ta haroj kurrē”, ka shkruar Emra.
Derisa aktivitetet diplomatike në Oslo janë të shpeshta.
Në muajin prill, ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra, e ka ngritur flamurin e Republikës së Kosovës në zyrat e Ambasadës në kryeqytetin norvegjez, Oslo.