Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 27-të të superligës kosovare.

Drita e ka mposhtur me vështirësi Dukagjinin në Gjilan me rezultat 2:0.

Kjo fitore nënkupton se Drita vazhdon të jetë lidere dhe shumë afër titullit.

Edhe Flamurtari ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Ferizajit.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në pozitën e shtatë dhe ikën paksa nga fundi i tabelës.

Derisa ndeshja më interesante ishte ajo mes Drenicës dhe Trepçës 89, ku u shënuan 6 gola.

Mitrovicasit fituan 2:4 dhe ende kanë shpresë për mbijetesë.