Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, ka bërë një paraqitje fantastike në ndeshjen e parë të Romës pas rikthimit të futbollit për shkak të pandemisë.
Dzeko shënoi dy gola në përmbysjen e rezultatit kundër Sampdorias.
Me këttë dy golësh, bomber boshnjak ka shënuar për Romën në Serie A, 104 gola.
Ai është futur në histori të klubit nga kryeqyteti italian, duke u renditur si golashënuesi i pestë në histori me 104 gola.
Ai është barazuar me gola me Pedro Manfredinin.
Roma ishte duke humbur si vendas nga Sampdoria, që nga minuta e 11-të. Golin e parë në ndeshe e shënoi Gabbiadini.
Pastaj Dzeko shënoi dy gola mjaftë të bukur, për t’i siguruar Romës fitoren e parë pas koronavirusit.