Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.
Në Ferizaj, Gjilani e ka mposhtur Ferizajn thellë me rezultat 0:3, duke ia shtuar vetës gjasat për titull.
Derisa Ferizaj me këtë humbje mbeten në pozitën e 10-të, me gjasa të mëdha për të rënë nga superliga.
E në Mitrovicë ka fituar skuadra tjetër gjilanase, Drita.
Drita e fitoi ndeshjen me Trepçën 89 me rezultat 0:2.
Me këtë fitore Drita ndodhet në pozitën e parë me 49 pikë.