Amerika po përballet me protesta të shumta kundër racizmit, pas vdekjes së George Floyd.

Mesfushori amerikan, Michael Bradley ka folur për këto protesta, derisa ka kritikuar presidentin Donald Trump.

Sipas tij, presidenti Trump ‘nuk ka fare moral’.

“Ne kemi një president plotësisht të zbrazët (pa ndjenja). Nuk ka as edhe një kockë moral në trupin e tij”, ka thënë Bradley.

Ish-futbollisti i Romës edhe në të kaluarën e kishte kritikuar presidentin Trump, sidomos për politikat kundër migrantëve.