Futbollisti kosovar, Lorik Ademi, është duke u rritur si futbollist në kampionatin suedez të futbollit.
18-vjecari është pjesë e skuadrës Falkenbergs dhe ka debutuar në humbjen 3-1.
Lorik Ademi hyri në lojë në minutën e 68-të, duke zëvendësuar Bjorkengren.
Por ajo që bie në sy, është fanella e Ademit, raporton VAR Kosova.
Ndonëse ai veshë fanellën me numrin 24, kur hyri në lojë kishte fanellën me numrin 23.
Ajo çka është edhe më interesante, është forma si stafi ka tentuar të shndërroj numrin 3 në 4./VAR Kosova/