Reprezentuesi i Shqipërisë, Eros Grezda, ka sulmuar fizikisht lojtarin e Rijekas, Antonio Çolakun, në parking të stadiumit.
Tërë kjo ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë të dielën.
Rijeka ka triumfuar 3:2 ndaj Osijekut të Grezdës.
Në përfundim të ndeshjes ka ardhur deri te incidenti fizik.
“Eros Grezda e ka goditur me shuplakë në kokë lojtarin e Rijekas, Antonio Çolak. Për këtë ka intervenuar edhe policia që ka kryer hetim zyrtar për ngjarjen e njëjtë”, është shkruar në raportin e delegatit, raportojnë mediumet kroate.