Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 Antoine Griezmann, ka zbuluar se ku dëshiron ta përfundojë karrierën.

Mirëpo ka ende punë për të bërë në Evropë me në ekipin aktual Barcelonën.

“Fitimi i La Ligas dhe Ligës së Kampionëve me Barcelonën, është një endur dhe objektiv i imi”, ka thënë Griezmann për Los Angeles Times.

“Pas kësaj, është e Kupa e Botës që zhvillohet në Katar. Dhe pas kësaj vjen MLS. Nuk e di në cilin ekip, por vërtetë dua të luaj atje. Është objektiv i imi që të mbyll karrierën në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Griezmann.

 Francezi që është edhe fans i NBA, do të ndiqte rrugën e yjeve të tjerë të futbollit që u bënë pjesë e kësaj lige, si David Beckham, Zlatan Ibrahimovic and Andrea Pirlo, e shumë të tjerë.