Forma e lartë gjatë këtij sezoni, ka bërë që për mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer, të shpreh interesim edhe Manchester City.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tashmë e ka telefonuar Ismael Bennacerin.
22-vjeçari ishte shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Kombeve në Afrikë, derisa ishte transferuar te Rossonerët për 15 milionë euro nga Empoli.
Milani kërkon 50 milionë euro nga shitja e lojtarit.