Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i është drejtuar klubit me shkresë për t’u larguar, sepse nuk është i lumtur me faktin se i duhet të garojë për një vend titullari në skuadër.

La Gazzetta dello Sport shkruan se 26-vjeçari ka dorëzuar kërkesë për largim nga klubi këtë verë.   

Hysaj nuk është i lumtur pasi i duhet të konkurrojë me Giovanni Di Lorenzo për një vend në mbrojtjen e skuadrës së Gennaro Gattusos.