Skuadra e Interit është e vendosur për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Nelson Semedo.

Marca raporton se Interi ka gjasa që të nënshkruajë në verë me mbrojtësin portugez.

26-vjeçari mund të përfshihet si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Lautaro Martinez, të cilin Barcelona e dëshiron me çdo kusht.

Mirëpo deri tash ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga Interi.

Sidoqoftë Juventusi dhe Manchester City janë gjithashtu në garë për të transferuar mbrojtësin Semedo.