Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka qenë i lidhur me shumë skuadra për një transferim të mundshëm.

Shtylla e mbrojtjes te skuadra italiane Hellas Verona, ka shkëlqyer si partner i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, i cili veçse ka arritur marrëveshje me Napolin.

Nga Verona mund të largohet edhe Kumbulla, por nuk do të shkojë te Interi, ndonëse kishte pasur raportime të tilla.

Sipas Gianluca Di Marzio, Interi ka ngadalësuar ndjekjen e mbrojtësit shqiptar.

Nga ky hezitim i Interit, mund të përfitojë Lazio, që po ashtu ka shprehur interesim për Marash Kumbullën.